Hulumtuesi nga INPO për anulimin e kontratave për magjistralen Mitrovicë-Prishtinë: Është për shkak të keqplanifikimit nga institucionet

Qendrim Arifi, hulumtues në INPO, ka folur për anulimin e tenderëve të rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës, ku ka thënë se ata nuk janë të informuar për vendimin që është anuluar kontrata për ndërtimin e magjistrales Mitrovicë-Prishtinë.

“INPO edhe e tërë shoqëria kosovare janë terre informative, për sa i përket këtyre kontratave problematike për këtë magjistrale Prishtinë –Mitrovicë”, ka thënë Arifi.

Më tej, ai ka thënë se kjo rrugë ka një kohë të gjatë që ka nisur, dhe, sipas tij, kontratat janë shumë të hershme dhe mungojnë të dhënat bazike.

“Ne nuk kemi qasje as në kontratën e këtij segmenti sepse nuk kemi monitoruar, mirëpo nuk është qasshme, sepse platforma elektronike e-prokurorimi është funksionalizuar qysh në vitin 2018, shumë më vonë se kur janë nënshkruar ato kontrata”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka thënë se ka shumë arsye pse ka ardhur deri të shkëputja e kontratës, e cila, sipas tij, më kryesorja është keqplanifikimi.

“Kryefjala e problemit është keqplanifikimi të institucioneve përkatës në këtë rast i Ministrisë së Infrastrukturës. E keqplanifikimi burimin kryesor e ka te shpronësimet”, ka shtuar Arifi.

Ndërkoha, ai ka thënë se Ministria ka nënshkruar kontrata për ndërtimin e rrugëve pa e bërë shpronësimin e pronave private.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika