Eyup Ahmet Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, një prej skuadrave të Ligës së Parë të Turqisë, humbi jetën në tërmetin e ndodhur në Kahramanmaras.
Ka qenë klubi që ka njoftuar vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllimet.
“Ngushëllimet tona! Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan humbi jetën pasi u shtyp në tërmetin e ndodhur. Zoti e mëshiroftë, u preftë në paqe. Nuk do të harrojmë, si person i mirë që ishe”, ka shkruar faqja e klubit.
Ndërsa, gruaja e tij është nxjerrë nga rrënojat dhe është në jetë.
28-vjeçari ka bërë karrierë në klube si, Bugasasspor, Osmanlispor, Umranyespor dhe Yeni Malatyaspor.