Kurti: Propozimi franko-gjerman është një kornizë, një marrëveshje bazike por jo përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se propozimi franko-gjerman është një kornizë, një marrëveshje bazike por jo përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalimin e tij në Kuvend të Kosovës e ka nisur duke shprehur ngushëllime për të gjitha viktimat që humbën jetën e tyre si pasojë e tërmetit në Turqi e Siri.

Sa i përket dialogut me Serbinë, më 18 gusht të vitit 2022, ai ka thënë se ka ndodhur një takim i rëndësishëm në Bruksel, ku pika e parë ka qenë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë kanë qenë çështjet aktuale.

“Prej 18 gushtit agjenda është e strukturuar dhe fillohet dialog për marrëveshje e cila duhet ta ketë kornizën e përgjithshme paraprakisht. Jam përgatitur duke ofruar një faqe me 6 kapituj lidhur me atë se çka besoj që duhet të përmbajë kjo kornizë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, tri javë më pas, saktësisht më 9 shtator, emisari Lajçak vjen me 2 emisarë të tjerë nga BE-ja shtesë, të cilët kanë paraqitur një propozim për një marrëveshje e cila nuk është finale.

“Është sërish një kornizë, një marrëveshje bazike por jo përfundimtare. Kjo marrëveshje e cila ka paragrafë, fjali të tëra që merren nga modeli i dy Gjermanive, është sërish veçse një marrëveshje bazë”, u shpreh ai.

“Duhet kuptuar një gjë që nuk ka pasur mundësi që të vijnë nga Brukseli, Berlini e Parisi e të na sjellin marrëveshjen finale, kjo nuk është  e mundur sepse kjo do shumë proces negociator, të thellë e të gjatë. Andaj emisarët evropianë, franko-gjerman nuk na kanë sjellë një dokument në stilin merre ose lëre, ata e kanë sjellë propozimin për një marrëveshje bazë ose kornizë”.

Ai ka potencuar se në kuadër të preambulës, e cila i ka 5 fjali, është edhe trashëgimia e së kaluarës.

“Nuk janë as vetëm 2 faqe tamam, është një tekst i përgjithshëm dhe i shkurtër. Në këtë kuptim njëmendtë jemi në fillim të fillimit. Në preambulë ka referencë për pakicat kombëtare, por çka do të bëhet me këtë togfjalësh varet nga zhvillimet politike dhe nga procesi i mëtutjeshëm i negociatorëve. Unë nuk e kam refuzuar propozimin, por kam thënë se diskutime të mëtutjeshme mbi këtë bazë mund të bëjmë. Deri më sot Kosova nuk ka pasur një propozim në të cilën janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerë universale”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika