Abelard Tahiri kërkon falje pasi shau në Kuvend

Deputeti i PDK-së ka kërkuar falje për fjalët e thëna

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Pasi u dëgjua duke sharë, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar falje për një gjë të tillë. Kërkim faljen prej tij e ka kërkuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se kjo gjuhë nuk është e pranueshme.

“Zotëri Abelard Tahiri, jeni inqizuar se keni sharë gjatë fjalës suaj, të gjithë e paskan dëgjuar, edhe unë, tash po e dëgjoj, mendoj që duhet ta tërhiqni atë fjalë dhe të kërkoni falje”, ka thënë Konjufca.

Tahiri u përgjigj, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim ta ofendojë ndonjë deputet, por sharja ka ardhur nën afekt, si pasojë e përplasjeve në Kuvend.

“Në asnjë moment, në asnjë rrethanë, nuk kam menduar ta shaj ndonjë deputetë të Kosovës. Ka qenë në afekt, kjo nuk i është drejtuar asnjë deputeti. Kushdo që është ndier i/e ofenduar, i kërkoj falje, i kërkoj falje edhe qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Sharja nga Abelard Tahiri erdhi kur deputetët ishin duke e diskutuar rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika