Mbretëria e Bashkuar nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë nëse ekziston një rrezik për sigurinë britanike, kështu ka bërë të ditur qeveria britanike.
“Mbretëria e Bashkuar ka një numër të konsiderueshëm tajfunësh dhe F-35. Sigurisht që ne kurrë nuk do të bënim asgjë që do të rrezikonte sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë zëdhënësi i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.
Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të “përpunuar se si ne mund të furnizonim (Ukrainë) me kapacitete të standardeve të NATO-s”.
Mbretëria e Bashkuar ka shumë vëmendje në “rreziqet e mundshme të shkallëzimit” pasi ka konsideruar dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, ka thënë Zyra e Kryeministrit britanik.
Kur u pyet në lidhje me shqetësimet e disa aleatëve perëndimorë se furnizimi me avionë mund të rrezikonte të tërhiqte NATO-n në konflikt, zëdhënësi i kryeministrit britanik, ka thënë se akoma nuk kanë marr një vendim në lidhje me sigurimin e avionëve.
“Së pari ne nuk kemi marrë një vendim në lidhje me sigurimin e avionëve, ne jemi duke u trajnuar aktualisht. Mbretëria e Bashkuar është në procesin e sigurimit të tankeve Challenger dhe ne kemi ofruar gjithashtu aftësi me rreze më të gjatë. Ne i marrim këto vendime me kujdes dhe i bëjmë me mend. Ne jemi të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme përshkallëzuese”, ka deklaruar ai, raporton The Guardian.
Po ashtu, zëdhënësi ka shtuar se qeveria britanike është e bindur se qasja që po marrin është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të ndihmuar Ukrainën t’i japë fund kësaj lufte.
“Por, gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë të bindur se qasja që po marrim është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të ndihmuar Ukrainën t’i japë fund kësaj lufte, e cila është padyshim në interesin e të gjithëve. Dhe është Rusia ajo që vazhdon të ndërmarrë veprime përshkallëzuese me bombardimet e tyre ndaj civilëve dhe të vazhdojë luftën e tyre të paligjshme në Ukrainë”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, sipas tij, dërgimi i tajfuneve do të kërkonte leje nga Italia, Spanja dhe Gjermania, ndërsa F-35 do të kishte nevojë për marrëveshje nga SHBA-ja.