Abdixhiku për Muratin: Më duhet t’i mbaj ligjërata për ekonomi pasi e dëgjova të fliste

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Kritika të ashpra ka pasur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, për ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku i ka thënë Muratit se nuk e kupton as bazën e ekonomisë.

Kryetari i LDK-së, me ironi ka thënë se do t’i mbajë ligjërata për ekonomi ministrit Murati.

“Me shumë keqardhje, nuk dua ta ofendoj ministrin e Financave, por mendja sma ka marrë që do të lë jetën akademike për politikë dhe prapë do të më duhet të mbajë ligjërata për ekonomi në Kuvend dhe atë pasi që e kam dëgjuar ministrin e Financave të Kosovës ën vitin 2023”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka vazhduar me kritikat ndaj Muratit duke thënë se nuk e kupton fare se si funksionin inflacioni.

Sipas Abdixhiku, inflacioni është në shifrën e 20 % dhe se rritja e çmimeve te produktet bazike është për 50 %.

“Studentëve të mi që bëjnë zhurmë i largoj nga orët, por këtë kompetencë këtu s’e kam. Me të pyet sa është inflacioni prej që ke ardhë në atë karrige deri sot t’i thu 11.6 %. Nuk e kupton dallimin bazik, inflacioni vit për vit prej inflacionit periodik, prej ditës që ke ardhë ti në pushtet. Ai inflacion është 20%”, ka thënë ai.

“A e di çfarë është kriza ministër, kur çmimet në mesatare rriten 20% e për produktet bazike familjeve ju ka rritur 50%. Kjo është krizë, krizë e shkaktuar nga rritja e çmimeve, nuk është 11%, por as këtë s’e dini. Një familje që i ka pasur 100 euro sot duhet t’i ketë 150 për produkte bazike, një familje që ka 400 euro sot i ka 600”, ka vijuar ai.

Abdixhiku i ka përmendur edhe produktet bazike dhe rritjen e çmimeve të tyre, teksa ka propozuar koeficient të ri të pagave.

“Kriza është për ministrin dhe gjithë të tjerët kur vezët në Kosovës kushtojnë nga 2.71 cent në 4 e 25 cent. Buka nga 35 cent në 51 cent, qumështi nga 0.88 cent nga 1.25 cent, vaji nga 1.21 cent në 2.19 cent, mielli nga 0.51 cent 0.83 cent, sheqeri nga 0.70 cent në 1.80 cent. Për produktet bazike çmimet janë rritë 50%. Propozimi ynë është për koeficient të ri”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së, ka thënë se propozimi i Qeverisë për të vendosur çmime tavan për produkte bazë është anti-kushtetues.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika