16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, kishin shtënë me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues, Mon Balajn e Arben Xheladinin dhe mbi 80 të plagosur.
Në nderim të protestës, të premten do të zhvillohen disa aktivitete:
10:30 – Homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë
12:00 – Homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
12:40 – Homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”.
14:00 –Shfaqja e dokumentarit të 10 shkurtit (Ish-salla e ASK-së).