Haxhiu për vrasjen e Balajt e Xheladinit: I jam drejtuar sekretarit të Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vitin e kaluar ka kërkuar informata nga sekretari i Kombeve të Bashkuara, lidhur me nivelin e zhvillimit të procedurave për rastin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, dhe marrjen e përgjegjësive nga policia rumune.

Ministrja Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 16 vjet më parë, sheshi u bë pikënisje e shtetit, ndërsa siç është shprehur ajo, protestuesit aktivistë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini “u bënë sakrifikuesit e shtetësisë që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë dhe qindra e mijëra qytetarë që mbushën rrugët atëkohë”.

“Në vitin 2009 ishte hapur rasti për hetimin e vrasjes së Monit dhe Arbenit. Para 3 vitesh zyrtarisht si ministre, u jam drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione, lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra për vrasjen e aktivistëve protestues”, ka thënë Haxhiu.

Lexo edhe: 16 vjet nga protesta e VV-së, në të cilën u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini

Haxhiu ka thënë se “e drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar u dhunua me shkopinj e plumba gome të UNMIK-ut, që për pasojë u dhanë fund tragjikisht jetëve të Monit dhe Arbenit”.

“Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit ‘pavarësi e mbikëqyrur’, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune. Aktivistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre. Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombetare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi”, ka vijuar ajo.

Ndryshe, 16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, kishin shtënë me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues, Mon Balajn, Arben Xheladinin dhe mbi 80 të plagosur.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika