Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, ka shkuar të bëjë homazhe te varri i Arben Xheladinit, ku më pas do të bëjë homazhe edhe te varri i Mon Balajt.
Ndërkaq, pritet të shkojë te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, te bulevardi, “Nënë Tereza”.
Në nder të këtij 16-vjetori, do të bëhet edhe shfaqja e dokumentarit të 10 shkurtit.
Ndryshe, 16 vjet më parë, më 10 shkurt 2007, nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ishte mbajtur protesta kundër Planit të Ahtisaarit, ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, kishin vrarë me plumba gome dy protestues, Mon Balajn, Arben Xheladinin dhe kishin lënë mbi 80 të plagosur.
16 vjet nga protesta e VV-së, në të cilën u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini