Billboard dhe Vibe kanë renditur 50 reperët më të mirë të të gjitha kohërave, në nderim të përvjetorit të artë të hip-hop-it që shënohet këtë vit.
Sipas Billboard, ky zhanër muzikor daton prej vitit 1973, kur DJ Kool Herc për herë të parë mbajti një ndejë në Bronx të New Yorkut.
Në përcaktimin e renditjes, ekipet editoriale të Billboard dhe Vibe zgjodhën së pari të kufizonin arenën e repit në Amerikën e Veriut. Kështu për shembull, sado e vlerësueshme të jetë karriera e tij, reperi britanik Slick Rick nuk është në këtë listë.
“Ne gjithashtu zgjodhëm të mos përfshinim kontributet e rëndësishme të MC-ve reggaetón dhe dancehall në këtë listë, thjesht për ta mbajtur grupin tonë të nominuarve pak më të fokusuar”, ka bërë të ditur Billboard.
Listimi është bërë duke marrë parasysh këto kritere: tërësia e punës, arritjet (këngët single, albumet, certifikatat e arta dhe argjendta), ndikimi kulturor, jetëgjatësia e qëndrimit në skenë, numri i teksteve të këngëve dhe zotësia vokale.
Më poshtë keni listën me 10 emrat e reperëve më të mira të të gjitha kohërave:
- Nicki Minaj
- Snoop Dogg
- Drake
- Lil Wayne
- The Notorious B.I.G.
- Eminem
- Tupac
- Nas
- Kendrick Lamar
1. Jay-Z
Reperë të tjerë shumë të famshëm janë radhitur në pozita më poshtë. Këtu hyjnë DMX i cili është radhitur në pozitën 21, Ice Cube në pozitën 18, 50 Cent në pozitën e 17-të, Kanye West në pozitën e 11-të, Lil Kim në pozitën e 31-të, Busta Rhymes në pozitën e 33-të, Ludacris në pozitën 39, Dr.Dre është renditur i 40-ti dhe Rick Ross në pozitën e 50-të.
Sipas Billboardit, Jay-Z ka 14 albume Billboard 200 Nr. 1 (më së shumti ndër aktet solo), dhe mbi 140 milionë disqe të shitura.
Ai bashkëthemeloi Roc-A-Fella Records, mblodhi 24 Grammy, drejtoi legjendarin e hip-hop-it “Def Jam Records” si president, udhëhoqi Rihannan dhe Ye në statusin e miliarderit, themeloi një agjenci gjigante argëtimi/sporti në “Roc Nation” dhe markat më të shitura të pijeve alkoolike “D’usse” dhe “Armand de Brignac”.
Bashkëshorti i Beyonce Knowles-Carter është reperi i parë që ka hyrë në “Hall of Fame”.
Jay-Z beson se të gjithë kanë talent të nivelit gjenial.
“Ndoshta ka reperë të tjerë që mund të pretendojnë se do të përputhen me Jay në kulmin e tij.
Por thjesht nuk ka asnjë që mund të përputhet me gjithë karrierën e tij – jetëgjatësinë e tij, gjerësinë e arritjeve të tij dhe atë që ai synon të bëjë hip-hop nga pikëpamja muzikore, kulturore dhe financiare për tre dekadat e fundit”, shkruan Billboard.