Guvernatori i BQK-së Mehmeti takoi përfaqësues të Ambasadës Amerikane

BQK-ja nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se Guvernatori, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim, Richard Heater, Zyrtar Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti dhe Richard Heater, Zyrtar Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim, Richard Heater, Zyrtar Ekonomik dhe Tregtar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Sipas njoftimit të BQK-së, në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të fundit në sektorin financiar, derisa Guvernatori Mehmeti ka thënë se sektori bankar, si komponentë kryesore e sistemit financiar në vend, ka luajtur dhe po luan rol shumë të rëndësishëm në përkrahjen e ekonomisë së vendit, duke vazhduar ritmin e rritjes së kreditimit dhe të ruajë shkallën e qëndrueshmërisë.

“Guvernatori Mehmeti ka falënderuar SHBA-të për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe BQK-së, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin që bashkëpunimi të avancohet edhe më tutje. Nga ana tjetër, Z. Heater falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e zhvillimeve në sektorin financiar dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për BQK-në”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika