Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga prokurori që të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës.
Halimi ka thënë se “mendësia e gaz lotsjellësit vazhdon edhe në qeverisje, por në pushtet shndërrohet në kërcënim, ndaj është reflektimi i saj”.
“Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si erdhën në pushtet”, ka shkruar Halimi.
“Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, për pos qasje e rrezikshme, shpërfaq mendësinë e gaz lotsjellësit në qeverisje e përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit”, ka potencuar zëdhënësja e LDK-së.
Sipas saj, kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar.
Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës