Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka vizituar Komandën Rajonale-Ushtarët Lindor të Ekipit Monitorues të Lidhjes Zvicerane LMT në Mitrovicë, të premten e 10 shkurtit.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se Gjenerali Ristuccia ka marrë një përditësim mbi aktivitetet e vazhdueshme dhe ka diskutuar mbi situatën e përgjithshme në zonë.
“Komandanti i KFOR-it theksoi se “LMT-të luajnë një rol kyç neutral dhe të paanshëm për të ndërtuar besimin reciprok të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, njofton KFOR-i.
Tutje theksohet se LMT-të janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe besimin midis KFOR-it dhe autoriteteve lokale, udhëheqësve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal.