KPK-ja dënon gjuhën e ministres Haxhiu ndaj prokurorit, i bën thirrje që të përmbahet nga “deklaratat kërcënuese”

Pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga prokurori Ilaz Beqiru që të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës, ka reaguar dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)

Këshilli Prokurorial i Kosovës ( KPK )

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dënuar “gjuhën kërcënues” të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që ka përdorurur të premten ndaj prokurorit, Ilaz Beqiri.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon gjuhën me përmbajtje kërcënuese të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, të përdorur sot në seancën e sotme gjyqësore ndaj saj, në të cilën akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Tutje në këtë njoftim thuhet se KPK-ja i bënë thirrje ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, “sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit”.

“Në anën tjetër, KPK-ja do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika