Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se me ftesë të homologut bullgar, Yavor Gechev, është duke marrë pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.
Minsitri Peci ka thënë se me ministrin Gechev kanë diskutuar rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit.
“Me Ministrin Gechev diskutuam rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit si me vendet e rajonit ashtu edhe me Bullgarinë konkretisht për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike”, ka shkruar ministri Peci.
Ministri i Bujqësisë ka theksuar se pas këtij takimi janë pajtuar që ta zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një marrëveshje ndërshtetrore e cila do të pasojë në të ardhmen.
Tutje njoftohet se ministri Peci e ka ftuar ministrin Gechev ta vizitoj Kosovën.
“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, ka potencuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.