Kthehet kontingjenti i parë i FSK-së nga misioni në Ishujt Falkland, Jashari e vlerëson “lartë” performancën e tyre

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është kthyer kontingjenti i parë i FSK-së, nga misioni në Ishujt Falkland

Pamje të publikuara nga FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është kthyer kontingjenti i parë i FSK-së, nga misioni në Ishujt Falkland.

“Kontingjenti i parë me trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ka qenë i atashuar në kuadër të Ushtrisë Britanike, pas përfundimit të suksesshëm të misionit në Ishujt Falkland, “Atlantiku”, janë kthyer sot ne Kosovë”, njofton FSK-ja.

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, bazuar në vlerësimet dhe diskutimet me partneret Britanik, ka vlerësuar lartë performancën dhe profesionalizimin e treguar.

Pamje nga kthimi i kontigjentit të parë të FSK-së nga nga misioni në Ishujt Falkland

“Tutje, KOMFSK potencoi që ky mision është dëshmi e vazhdueshme për ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së dhe rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe organizata tjera të sigurisë”.

Tutje në njoftimin e FSK-së thuhet se ky është misioni i dytë jashtë vendi i Forcës së Sigurisë së Kosovës pas atij në Kuvajt përkrahë ushtrisë Amerikane.

“Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që kanë zbarkuar gjatë këtij muaji”.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika