Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten rreth orës 11:30, dy meshkuj nga Podujeva i kanë raportuar të zhdukura dy vajzat e tyre. E që pas hetimit, policia ka arritur t’i gjejë ato rreth orës 23:30.
Ato u gjetën në një kafiteri në Prishtinë, së bashku me dy djem, njëri prej të cilëve, ishte i mitur, kështu ka njoftuar të shtunën PK në raportin 24-orësh.
Policia ka bërë të ditur se të miturat janë kthyer në shtëpi dhe rasti po vazhdon të hetohet.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit, ora 23:30, njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë, së bashku me dy të dyshuar, njëri prej tyre, i mitur. Viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.