Pavarësisht se shpresa po shuhet se një numër i konsiderueshëm njerëzish do të shpëtohen nga rrënojat, momentet e shpëtimit po shfaqen ende nga rajoni.
Gjashtë ditë që nga lëkundja e parë me magnitudë 7.8 ballë, e cila goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, njerëzit ende po nxirren të gjallë nga rrënojat.
Pamjet nga videot e ngarkuara në mediat sociale, treguan gjithashtu momentin kur një grua shtatzënë dhe vajza e saj e vogël, u nxorën me barelë nga një ndërtesë e rrafshuar në qytetin turk të Gaziantep, pasi mbijetuan për 115 orë, shkruan BBC.
Ka pasur njashtu raporte për disa njerëz që janë shpëtuar në zonat e goditura nga tërmeti në Turqi, pas 110 orësh përfshirë një adoleshent.
Video nga një organizatë gjermane për reagim ndaj katastrofave thuhet se tregoi një vajzë duke u nxjerrë e gjallë nga rrënojat në Kahramanmaras, pasi ishte bllokuar për më shumë se 110 orë.
Edhe Fondacioni i Ndihmës Humanitare të Turqisë publikoi gjithashtu një video që tregon një burrë duke u shtrirë nga rrënojat në një ambulancë aty pranë.
Ndryshe, tërmeti goditi Turqinë të hënën e 6 shkurtit, dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre duke kërkuar të mbijetuar nën rrënoja.