Osmani për “The Telegraph”: Mercenarët e Wagner po e ndihmojnë Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për gazetën britanike “The Telegraph”, ka thënë se mercenarët e grupit “Wagner” po ndihmojnë Serbinë për një sulm të mundshëm dhe për të rrëmbyer një pjesë të territorit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për gazetën britanike “The Telegraph”, ka thënë se mercenarët e grupit “Wagner” po punojnë për të futur në Kosovë armë dhe uniforma të pashënuara.

Tutje, Osmani ka thënë se ky operacion sekret është bërë për t’i hedhur bazat për një sulm të mundshëm nga Serbia, për të rrëmbyer një pjesë të territorit të Kosovës.

“Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj pa u quajtur operacion ushtarak”, ka thënë Osmani, shkruan gazeta britanike.

Sipas Osmanit, qëllimi i Serbisë është që “të përgatisë një situatë për aneksim të mundshëm”.

Ajo ka shtuar se ka prova të qarta që grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar një gjë të tillë bashkë me pjestarët e grupit Wagner.

Ndërkohë, ka theksuar se ka pasur pjestarë të këtij grupi në kufi apo brenda tërritorit, dhe kjo çështje, sipas Osmanit, ende po hetohet.

Ajo ka thënë se synimi është “pikërisht” i njëjtë me atë të përdorur nga Vladimir Putin në Krime nëntë vjet më parë.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini në 2014, është një mace e plotë, është i njëjti libër lojërash. Fillimisht, ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, më pas krijonte lloj-lloj operacionesh me flamur të rremë dhe më pas dërgoi në këto grupe paraushtarake. Ka prova të qarta se grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar dhe organizuar këtë (me Wagner). Sa ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), kjo është një çështje që ende po hetohet”, ka thënë Osmani.

 

 

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika