Raportohet për 12 të arrestuar lidhur me shembjen e ndërtesave në Turqi

Raportohet se pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë janë arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në Turqi

Pamje nga pasojat e tërmetit në Turqi

Mediat lokale turke kanë raportuar se policia turke ka arrestuar 12 persona lidhur me shembjen e ndërtesave në provincat juglindore të Gaziantepit dhe Sanliurfës, pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Sipas agjencisë së lajmeve, DHA, në mesin e të arrestuarve ka edhe kontraktorë.

Të paktën 6 mijë ndërtesa janë shembur pas tërmetit 7.8 ballësh që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Nga ky tërmet kanë vdekur mbi 25 mijë persona, dhe kjo ngjarje ka nxitur zemërimin e publikut lidhur me kualitetin e dobët të ndërtimit.

Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, pasi prokurori publik në Dijarbakër, një prej dhjetë provincave që u goditën nga tërmetet, ka lëshuar urdhër-arreste për 29 persona të shtunën, raportoi media shtetërore.

Një prej të arrestuarve të shtunën ishte një kontraktor i një ndërtese në Gaziantep, raportoi media shtetërore, duke shtuar se ai u gjet nga Policia në Stamboll.

Ka pasur një valë të hetimeve të nisura nga prokurorët në provincat e goditura nga tërmeti.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka urdhëruar prokurorët në dhjetë provincat turke që të themelojnë “zyra hetuese për krime sa i përket tërmeteve”.

Të premten, Policia turke arrestoi një kontraktor të një banese luksoze që u shemb në provincën Hataj. Ai u arrestua në aeroportin e Stambollit, teksa u raportua se po tentonte që të largohej nga shteti. REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika