“Kundër bosnjizmit të Kosovës”, në Berlin protestohet kundër Asociacionit

Në Berlin të Gjermanisë gjatë ditës së shtunë është protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Protesta në Berlin, Gjermani kundër Asociacionit

Qëndrimet kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë treguar edhe mërguarat shqiptarë në Gjermani, të cilët gjatë ditës se shtunë protestuan kundër Asociacioni.

Kjo u protestë u përkrahë nga shoqatat e bashkatdhetarëve në Gjermani, gjithashtu, edhe nga qendra e Vetëvendosjes në Gjermani.

Disa nga pankartat protestuese ishin “Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, e shumë të tjera të cilat ishin edhe në gjuhën gjermane.

Sipas këtyre protestuesve, me Asociacion, Serbia ka për qëllim ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, duke theksuar se e “ndërkombëtarët po e mbështesin këtë ndarje”.

Pra, sipas tyre qëllimi i kësaj proteste ishte “se sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

Protestuesit (foto shkëputur nga video)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika