Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, gjatë ditës së shtunë ka vizituar klubin e futbollit FC Drita.
Ministri është pritur nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës FC Drita.
“Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës Alban Hyseni dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu – Hyseni vizituan sot klubin tonë ku u pritën nga kryesia dhe i gjithë stafi i shkollës sonë FC DRITA”, thuhet në njoftim e klubit.
Drejtori Sportiv, Valon Zymberi njoftoi për mënyrën e funksionimit të klubit dhe kushtet infrasrukturore të punës në të cilat gjendet klubi.
“Drejtori Gjeneral, z.Feti Murseli e falënderoi ministrin Çeku për përkushtimin në avancimin e sportit në përgjithësi dhe të futbollit në veçanti dhe në shenjë respekti i dha ministrit fanelën me numër 1 si simbolikë e numrit një të udhëheqësit të ministrisë. FC DRITA falënderon ministrin Çeku për vizitën dhe i dëshiron suksese në punën e tij”, thuhet në njoftim.