Para 48 vjetësh, filloi të shtypej gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila, së pari ishte e përjavshme.
Fillimisht numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypej në Prishtinë.
Nga qershori i vitit 1948, gazeta “Rilindja” kishte filluar të shtypej dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958, kishte filluar të dilte si e përditshme.
Kjo gazetë vazhdoi veprimtarinë e saj deri më 5 shtator të vitit 1990, kur u mbyll nga administrata e pushtuesit serb.
Gazeta rifilloi të botohej pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por pas një kohe ajo u mbyll. KP