Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pas katër muajsh, oficerët e rinj të FSK-së kanë përfunduar ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficer.
“Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajsh sfidues akademik në kursin përkatës, i cili u realizua në kuadër të Shkollës sonë të Oficerëve”, ka shkruar Mehaj.
Ministri Mehaj ka njoftuar se Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku pjesëtarët e kursit janë testuar në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.
“Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim”, ka shkruar tutje Mehaj.