Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se pas javës së parë të lansimit të platformës “Superpuna”, janë regjistruar mbi një mijë punëkërkues.
“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna!”, ka shkruar ministri Murati.
Murati ka ftuar të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare, të cilët janë duke kërkuar një vend pune, të regjistrohen në këtë platformë.
“Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shtuar Murati.