Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në të paktën 34 mijë e 179.
Numri i të vdekurve në Turqi ka arritur në 29 mijë e 605 , ka njoftuar të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM.
Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4 mijë e 574. Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit, shkruan CNN.
Numri i vdekjeve siriane përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.
Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hataitit, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.