Taulant Dajaku nuk është më drejtor sportiv i Drenicës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në emisionin “Dueli Sportiv”.
“Po ia kam kumtu lajmin bordit të skuadrës. Principi im me të cilin jam ardh të punoj të Drenica është që të mund të ndihmoj me lojtarët e rinj. Unë e kam parë shumë se për shkak të opinionve të mia për ato që po ndodhin në futbollin e Kosovës Drenica është ataku shumë”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.
Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.