Shqipëria e ka nisur javën me ditë zie në nder të viktimave të shkaktuara nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Numri i viktimave në të dyja shtetet ka shkuar në mbi 34 mijë, derisa me pak shpresë po kërkohen ende të mbijetuar.
Qeveria e Shqipërisë ka dalë me njoftim zyrtar, në të cilin, thuhet se e hëna e 13 shkurtit do të jetë ditë zie “në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe”.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE, në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”, thuhet në njoftim.
Shqipëria ka dërguar në Turqi ekipe të Kërkim – Shpëtimit, për t’u dalë në ndihmë viktimave të dëmtuar nga tërmeti.