Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimet se ka dhunuar një grua.
Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës thuhet se të dielën një grua ka raportuar se një person e ka dhunuar atë.
I dyshuari për këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 12.02.2023 – 00:30. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.