Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, gjatë të hënës së 13 shkurtit, ka njoftuar se në Klinikën e Kardiologjisë për herë të parë është kryer me sukses një intervenim i rrallë.
Bëhet fjalë për ablacionin radiofrekuent të takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37-vjeçare.
“Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37-vjeçare. Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe falë angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë”.
“Këto procedura komplekse kryhen nën mbikqyrje të ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC)”, thuhet tutje në njoftim.