Mërgim Berisha konfirmon se ëndërron të luajë me Gjermaninë në Evropian

Futbollisti me prejardhje kosovare, Mergim Berisha gjatë një interviste të zhvilluar në emisionin “Blickpunkt Sport” ka thënë se e ka ëndërr të luaj në ekipin e përfaqësueses se Gjermanisë

Mergim Berisha

Në Federatën e Futbollit të Kosovës ende shpresojnë që Mërgim Berisha do të vendosë ta përfaqësojë Kosovën.

Por sulmuesi 24-vjeçar ka plane të tjera.

Ato nuk i ka fshehur ndonjëherë dhe i ka konfirmuar edhe të dielën mbrëma, kur ishte mysafir në një emision sportiv në një televizion gjerman.

Berisha ëndërron të luajë për Gjermaninë dhe madje të paraqitet në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Për të luajtur për Gjermaninë në Evropian nuk do ta kishte problem që ta shtynte edhe dasmën e planifikuar.

Berisha është i lindur në Gjermani, ndërsa është me prejardhje nga Kosova. Ka luajtur për U21 të Gjermanisë, ndërsa në 13 paraqitje ka realizuar një gol.

Nuk ka luajtur për ndonjë përfaqësuese A dhe kjo ia jep mundësinë të zgjedhë mes Gjermanisë, Kosovës apo edhe Shqipërisë. Natyrisht nëse ftohet.

Derisa Kosova ka kohë që e synon, Gjermania nuk e ka ftuar deri më tani. Dhe futbollisti i Augsburgut po e pret pikërisht Gjermaninë.

“Tashmë ka plane për martesë – për verën e vitit 2024. Nëse nuk shfaqet diçka me fjalët ‘ekip nacional’ dhe ‘Kampionat Evropian i futbollit’, ka shkruar “br.de”, lidhur me paraqitjen e Berishës në emisionin “Blickpunkt Sport”.

“Nuk do të kisha asgjë kundër nëse duhet ta ndryshojmë datën”, ka thënë Berisha duke qeshur.

Selektori i Gjermanisë, Hansi Flick, megjithatë nuk e ka kontaktuar ende Berishën.

“Por kjo mund të ndodhë në të ardhmen”, ka shkruar “br.de”.

Berisha ka gjashtë gola e katër asistime në 14 paraqitje në Bundesligë këtë edicion. Golat e fundit i ka festuar duke formuar shkronjën “E” me gishta. Ka treguar se është shkronja e parë e të fejuarës së tij dhe se festimi është për të.

Berisha ka lënë të kuptohet se mund të qëndrojë më gjatë te skuadra e Bundesligës. Tek Augsburgu po ndihet si në shtëpi.

“Po ndiej besimin e trajnerit, përgjegjësve të klubit dhe bashkëlojtarëve. Po mundohem ta shpërblej këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Berisha.

Berisha ka shënuar tre gola këtë edicion për fitoret 1:0, pra ka siguruar të paktën nëntë pikë për skuadrën. Gola të tjerë të rëndësishëm shpreson të shënojë në ndeshjet e ardhshme.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika