Abdixhiku: Për faj të Kurtit e shpërdoruam një mundësi të rrallë – nuk u koordinua me aleatët ndërkombëtarë

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me atë që e ka cilësuar si “dështimin e Kosovës në dialog” me Serbinë.

Abdixhiku ka thënë se Kosova për faj të Kurtit e ka humbur një rast të rrallë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Sipas tij, qasja e Kurtit ka bërë që Serbia të duket më konstruktive se Kosova, edhe pse në fillim ishte në disfavor.

“Për shkak të politikave krejtësisht popullsite, që synim kishte betejat e brendshme partiake, e shpërdoruam një mundësi të rrallë, duke mos u koordinuar me aleatë asnjë veprim tonin në përballje me Serbinë dhe duke rënë në grackën e kundërshtarëve politikë që synonin destbailizimin e veriut të Kosovës, sepse nuk u koordinuam në emër të sovranitetit e dinjitetit, tash jemi me më pak sovranitet, pa polici atje, pa sisteme shtetërore atje”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku i përmendi edhe premtimet e Kurtit, i cili kishte hyrë në dialog me kërkesa të qarta, me kërkesë njohjen e ndërsjellë, njohjen nga pesë vendet e BE-së, anëtarësimin e Kosovës në OKB e kështu me radhë.

Por, sipas Abdixhikut, tashmë Kurti e ka vendosur në një pozicion të tillë Kosovën, që asnjërën nga këto kushte nuk i përmban marrëveshja e propozuar nga BE.

“Kurti nuk ka arritur të bëjë asnjë nga njërën nga synimet të programit dhe platformës dialoguese, por ka bërë të kundërtën. Tash asnjë nga gjashtë kapitujt, asnjë nga elementet qeverisës nuk janë pjesë e dialogut që ai ka pranuar në parim, tani flasim pa marrëveshje bazë, pa njohje dejure në të”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se me Kurtin në Qeveri asnjëherë Kosova nuk ka pasur raporte më të këqija me aleatët ndërkombëtarë.

Sipas tij, temën e dialogut, Kurti e ka kthyer në betejë partiake të brendshme duke e sulmuar vazhdimisht opozitën.

Në fund, kryetari i LDK-së ka thënë se Kurti i ka vetëm dy opsione sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ose ta zhbëjë atë marrëveshje ose ta themelojë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika