Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në debatin parlamentar ku po diskutohet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, ka kërkuar sërish nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të përgjigjet në disa pyetjet që i ka adresuar.
Krasniqi ka pyetur Kurtin a e ofron propozimi evropian njohjen e ndërsjellë dhe se cila është korniza kohore për arritjen e marrëveshjes?
“Kryeministër sot keni qenë më i hapur se zakonisht, a e ofron propozimi evropian njohjen e ndërsjellë, cila është korniza kohore për arritjen e marrëveshjes?”, ka deklaruar Krasniqi.
Ndër të tjera, kreu i PDK-së ka pyetur se a ka garancion nga partnerët ndërkombëtarë që pesë shtetet mosnjohse të BE-së do ta njohin Kosovën.
“A parashihet vazhdimi i dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes? A ju kanë treguar cilat ndëshkime janë”, ka vijuar Krasniqi.
Krasniqi kërkon nga Kurti të jetë transparent, i shtron atij rreth 12 pyetje për dialogun