Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë është shprehur se opozitës “i është mbyllur goja”, diçka që sipas tij nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parlamentit. Pas kësaj, ai ka vijuar që të fryjë një bilbili teksa radhën për të folur e kanë pasur deputetët e PS-së.
“Këtu ka pasur edhe plumba në këtë parlament, por kurrë fjala nuk është ndaluar. Kurrë opozitës nuk i është mbyllur goja. Çfarë kemi ne si opozitë? Ne vetëm një gjë kemi, fjalën. Këtu na kërkoni të na ndaloni edhe çfarë, një ish-ministre (Anila Denaj) që ia kanë mbyllur gojën për të folur…”, ka thënë deputeti i PD-së, Noka.
Rreth kësaj situate ka reaguar dhe kryeparlamentarja, Lindita Nikolla e cila i ka hequr fjalën.
“Ta heq fjalën. Nuk të lejoj zoti Noka. Nuk të lejoj të vijosh me shpifje të rënda. Nuk është për procedurë”, ka thënë Nikolla.
Gjatë kohës kur kryeparlamentarja Noka vendosi që të përjashtonte Nokën nga seanca plenare, ai vijoi po njësoj që t’i binte bilbilit.