Trajkoviq: Qeveria e Serbisë dhe Vuçiqi janë financuesit kryesorë të kriminelëve Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq janë financuesit kryesorë të kriminelëve Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq. Sipas saj ata kanë lejuar që integrimin e serbëve ta bëjë mafia

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq janë financuesit kryesorë të kriminelëve Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq të cilët janë në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së si kriminale apo mafiozë transnacionalë dhe të dyshuar për krimin ndaj Oliver Ivanoviqit.

Ajo në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare e Vuçiqin, duke thënë se kanë lejuar që integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës “të bëhet nga mafia”.

“Ata kanë lejuar që integrimin e serbëve ta bëjë mafia. Dhe kur e bën mafia rezultati duhet të jetë fitimi. Në momenti kur u pa se po u kërcënohej fitimi, ata dolën në incidente, destabilizim të veriut të Kosovës dhe vetë Kosovës. Qeveria e Serbisë dhe z. Vuçiq, sipas mendimit tim, janë financuesit kryesorë të Veselinoviqit dhe Radioçiqit, të cilët përndryshe janë në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së si kriminale apo mafiozë transnacionalë dhe të dyshuar për krimin ndaj Oliver Ivanoviqit. Përkundër gjithë kësaj, ata ende i marrin projektet më fitimprurëse nga Qeveria e Serbisë dhe Ana Bërnaboviqi”, ka thënë Trajkoviq.

Në anën tjetër, teksa ka folur për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe faktin se ata po kompensohen nga Qeveria e Serbisë, ka thënë se në këtë mënyrë Qeveria serbe detyron njerëzit të jenë besnikë.

“Është shantazh financiar dhe kontroll i serbëve që nënshkruajnë kontratë me punëdhënësin e tyre – Qeverinë e Serbisë. Në këtë mënyrë Qeveria serbe detyron njerëzit të jenë besnikë. Për aktivitetet e ardhshme, ata janë duke rekrutuar popullatën në drejtimin e kontrollit të tyre”, shtoi Trajkoviq.

Duke folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Trajkoviq ka theksuar se “ai nuk e kupton apo ende nuk e pranon se mbijetesa e serbëve është shumë e rëndësishme dhe se modeli i Republika Sërpskas edhe për shkak të numrit të serbëve që jetojnë në Kosovë nuk është vërtetë diçka që do ta mundësojë bashkësia ndërkombëtare, por jep hapësirë për ta krijuar njëfarë modaliteti të mbijetesës funksionale dhe shumë ekspertë, që e kuptojnë zgjidhjen evropiane për probleme të tilla, po punojnë në këtë drejtim”.

Ajo thotë se ekzistojnë dy realitete për serbët në Kosovë.

“Në veri serbët janë të frikësuar dhe janë nën kontroll të plotë – mentalisht dhe fizikisht – nga elementet kriminale, Radoiçiqi dhe grupet e tij, përmes të cilëve ai kontrollon sjelljen e të gjithë popullit serb. Serbët në Ibër kohët e fundit ndjehen po aq të frikësuar, por më shumë nga sulmet që vijnë nga shqiptarët ekstremë dhe prandaj është e nevojshme të parandalohet shembja e sigurisë dhe të rikthehet ndjenja e lirisë, sepse pa liri s’ka përparim”, është shprehur Trajkoviq.

Ndonëse sipas saj, problemi në dialog ka qenë deri më tash se “nuk kanë marrë pjesë njerëz inteligjentë”, Trajkoviq shtoi se nuk beson se mund të arrihet një marrëveshje fianle Kosovë – Serbi, porse tensionet mund të ulen.

Kjo me kushte që Serbia të jetë në anën e Evropës, Amerikës dhe NATO-s.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika