Haliti: Nuk duhet t’i themi njëri-tjetrit “hajna”

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se do t’i votojë të dy komisionet e propozuara nga pozita dhe opozita, por sipas tij deputetët duhet të kenë kujdes dhe të mos e ofendojnë njëri-tjetrin

Xhavit Haliti, deputet i PDK-së

Përplasjet e ashpra në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës, si duket nuk i kanë pëlqyer deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti.

Haliti është shprehur se nuk i ka pëlqyer gjuha që është përdorur në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij është e papranueshme që deputetët t’i thonë njëri-tjetrit “hajna”.

“Kush është për burg shkon në burg kur është për jashtë rrinë jashtë. Nuk po më pëlqen kjo gjuhë që po përdoret në parlament. Në qoftë se ka pasë shkelje nuk besoj që duhet me shku në burg, nuk e përsëritë më gabimin dhe aq. Në qoftë se kemi të meta në organizim ejani ta bëjmë si duhet, a ka ndryshohet ligji për prokurimin nëse gabon dhe vazhdon me të njëjtin avaz? Nuk ka ndryshu asgjë” ka deklaruar ai.

Haliti u ka bërë thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës që ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të votohen të dyja kërkesat për themelimin e komisionit hetimor për energji.

“Nuk ma mbush mendjen as kryeministri as ju deputetë, që thonë ne jemi të pastër, ju i keni bërë të gjitha. 40 deputetë po dyshojnë se ka pasur keqpërdorime, ajo kryhet për një javë, nëse nuk ka pasur keqpërdorime duhemi të kërkojmë falje”, ka thënë Haliti.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se nëse futen në votim do t’i votonte të dy komisionet e propozuara, të pozitës dhe opozitës.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika