Pushteti e opozita fajësojnë njëra-tjetrën për minierën e Stan Tërgut

Miniera e Stan Tërgut po vazhdon të ballafaqohet me probleme të shumta në funksionimin e saj. Ditë më parë shkaku i një defekti të një kabllo të vjetruar, disa horizonte mbetën jashtë funksionit. Qeveria aktuale fajëson për keqpërdorime të mjeteve që janë ndarë ndër vite kurse e ish-drejtorët akuzojnë qeverinë aktuale për gjendjen

E kishte temë kyçe e pjesë të rëndësishme të fushatës por Lëvizja Vetëvendosje tani për gjendjen në minierën e Trepçës fajin po ua lë partive e qeverisjeve të kaluara.

Megjithëse në 2021-n u premtuan rreth 70 milionë euro investime, tani pas një defekti në kabllo ishin jashtë funksionit disa horizonte në Stan Tërg.

Për të gjitha këto, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se intervenuan shpejt por la fajtorë investimet në të kaluarën duke pretenduar se që nga paslufta në Trepçë kanë hyrë mbi 100 milionë euro por që ‘një pjesë e madhe e tyre me gjasë janë avulluar’.

Të martën, Ministria e Ekonomisë nuk është përgjigjur në pyetjet shtesë të televizionit për gjendjen në këtë ndërmarrje e as pretendimet e ministres Rizvanolli.

Ish-udhëheqësit e Trepçës megjithatë i konsiderojnë të pavend këto deklarime dhe përgjegjësinë ia hedhin qeverisë aktuale.

“Qeveria Kurti dhe ministrja Rizvanolli, kanë premtu 74 milion euro investime në Trepcë dhe asgjë nuk ka ndodhë. Asnjë zhvillim nuk ka ndodh më ndryshe se qeveritë e kaluara. Qeveritë e kaluara e kemi bërë Treçen nga AKM-ja në AKP dhe nga AKP-ja në Qeveri të Kosovës. Ja kemi lanë 80% pjesë të aksioneve. Qeveria nuk  ka bërë as një veprim që këtë ligj ta zbatojë e lë më investime”, ka thënë Ferat Shala, ish-drejtor i Trepçës.

Derisa qeveria e opozita fajësojnë njëra-tjetrën, udhëheqësit aktual të Trepçës pranojnë se gjendja është e rëndë dhe nuk ka pasur e nuk investime në teknologji e mjete pune të ndërmjarrjes.

“Nuk mund ta mohojmë faktin e teknologjisë së vjetruar. Ne kemi vetëm një kamion nëntokësorë dhe s’kemi tjetër , nuk kemi ripërtërije të investimeve kapitale dhe pa to ne s’mundemi të rrisim prodhimin, Duhet pajisje e rivitalizim të mjeteve në mënyrë që të kemi prodhim më të madh”, ka thënë Bahri Hyseni, kryetar i Bordit të Ndërmarrjes “Trepça”.

Ndërkaq, shkaku i reshjeve të shiut të javëve të kaluara, aktualisht jashtë funksionit është horizonti i njëmbëdhjetë i minierës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika