Avokatura Shtetërore  ‘e shfajëson’ shtetin e kosovës për vrasjen e Diana Kastratit

Avokatura Shtetërore thotë se Republika e Kosovës nuk ka qenë drejtpërdrejt përgjegjëse për vrasjen e Diana Kastratit, kjo sipas tyre është arsyeja pse janë ankuar dhe dëmshpërblimi për prindërit e Dianës është ulur nga 95 mijë euro, në 30 mijë. Babai i Diana Kastratit shpreh mllefin dhe kërkon llogari edhe nga Avokatura Shtetërore edhe nga Gjykata e Apelit që e ka marrë këtë vendim

Avokatura  shtetërore po konsideron se vrasja e Diana Kastratit nga ish bashkëshorti nuk është barrë e drejtpërdrejt e Republikës së Kosovës, andaj edhe janë bërë faktor që dëmshpërblimi për prindërit e Dianës të pësojë ulje.

Diana Katrati është vetëm një nga dhjetra gratë në Kosovë, jeta e të cilave mori fund nga ish bashkëshortët e tyre.

Dhimbja e parë për prindërit e Dianës ishte vrasja e saj, e dyta ikja e dorasit, e mos gjetja e tij sot e asaj dite, por së fundmi diçka e ka goditur përsëri këtë familje.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese dikur kishte dëshmuar se Diana Kastrati ishte vrarë në dorë të shtetit, për cka fajtor për vrasjen e saj ishin konsideruar institucionet që nuk kishin siguruar mbrojtjen për të.

Ky fakt kishte bërë që Gjykata e Prizrenit të caktojë dëmshpërblin prej 95 mijë eurosh për Gëzim e Makfire Kastratin.

Por, befas në pritje të këtij dëmshpërblimi, Gjykata e Apelit del me një tjetër vendim.

Dëmshpërblimi prej 95 mijë eurove do të zbritet në 30 mijë euro si pasojë e ankesës së ushtruar nga Avokatura Shtetërore.

Në një përgjigje për RTV Dukajginin, ky mekanizëm shgtetëror që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, thotë se përgjegjësia ka qenë mbi gjykatën e atëhershme komunale në Prishtinë.

“Avokatura Shtetërore ka ushtruar Ankesë kundër këtij Aktgjykimi, me datë 17.09.2019, duke konsideruar se në bazë të gjitha provave të cilat gjenden në shkresat e lëndës dhe legjislacionit në fuqi, dëmi i pretenduar i paditësve nuk është shkaktuar nga Republika e Kosovës (Qeveria), por nga mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, provë e cila vërtetohet edhe nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me nr. Ref.AGJ361/13, i datës 26.02.2013”, thuhet nw pwrgjgije.

Justifikimin e gjejnë edhe në një pikë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në pikën 61 të Aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ndër të tjera thuhet, citojmë: “në këtë kuptim Gjykata vëren se dokumentacioni i deponuar në Gjykatë, mund të konstatohet që autoriteti përgjegjës, në këtë rast Gjykata Komunale në Prishtinë, është dashur të dijë për rrezikun real që ka ekzistuar me rastin e dorëzimit të kërkesës për lëshim të urdhrit për mbrojtje emergjente…”, vijon pwrgjgija.

E kjo ankesë e avokaturës së shtetit për ulje të dëmshpërblimit i është dukur e pa arsyeshme babait të Dianës, Gëzim Kastratit.

Por mllefin kryesor Kastrati e ka me Gjykatën e Apelit.

Përveç zbritjes së dëmshpërblimit Kastrati thotë se kjo gjykatë ka shtrembëruar padinë, nga dëmshpërblim për mosveprim të shtetit, në solidarizim me familjen për humbjen e vajzës.

Gëzim Kastrati të padrejtë nga Gjykata e Apelit po e sheh se këtë vendim e ka kuptuar përmes mediave pa u dërguar shkresa palëve, por as për këtë çështje e as rreth arsyetimit të vendimit Gjykata e Apelit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e Televizionit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika