Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë të enjten e 16 shkurtit para parlamentit.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shkruar se të enjten në orën 10:00 shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit.
“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, ka shkruar Berisha.
Ai ka shpërndarë dhe një video nga protesta e mbajtur këtë të hënë para parlamentit.
“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat sesa me tempullin e demokracisë. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Herën tjetër do të duhet t’u marrin leje ju”.