Avokati i Kadri Veselit: Zgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe i të drejtave të të akuzuarve

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka deklaruar se trupi gjykues mund të përdorë diskrecionin që ka, pasi kohëzgjatja e procedurës është armik i drejtësisë dhe armik i të drejtave të të akuzuarve që të mos mbahen të paraburgosur apo të mos i nënshtrohen në ndjekje penale që është shumë e gjatë.

Sipas tij, nuk ka strukturë dhe fokus nga ana e Prokurorisë, që është problem i madh dhe i dukshëm, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këtë deklaratë, Emmerson e ka bërë në konferencën për përgatitje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ndryshe, paraprakisht, prokurori Allan Tiger, ka diskutuar edhe për raste të tjera kur është kërkuar kohë për paraqitje të rasteve të Prokurorisë dhe i ka elaboruar të njëjtat dhe ka diskutuar edhe për faktorët e ndryshëm që janë në pyetje.

Ai, po ashtu, tha se Prokuroria po përpiqet të vërë në dukje karakterin e kësaj çështjeje, përhapjen sistematike, madhësinë e grupit, konfliktin e armatosur, politikat që janë përdorur në vende që kanë qenë në kontrollin e të akuzuarve.

Tutje, tha se gjykimi i drejtë do të thotë që dyja palët të paraqesin çështjet e tyre dhe në shpejtësi të ecën procesi në këtë mënyrë të tillë që të fokusohet te provat që nevojiten për të provuar akuzat dhe asgjë më shumë.

“Kjo i referohet përzgjedhjes së një numri jo të jashtëzakonshëm të dëshmitarëve dhe përzgjedhjes së dëshmitareve që flasin për krimet e trajtuara nga aktakuza. Kjo është një çështje që është trajtuar në mënyrë efektive, konstruktive”, tha ai.

Avokati, Gregory Kehoe, deklaroi se nga Prokuroria kanë parë se kanë pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30-40 paragrafësh dhe shikojnë nëse të njëjtat janë në përputhje me rregulla e këtë e shikon edhe gjykata dhe e njëjta jep vendim në bazë të rregullave të ndryshme.

“Ne kemi mijëra faqe dëshmitarësh këtu”, tha Kehoe, duke shtuar se duhet t’i shikojnë të gjitha dhe t’i gjejnë çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen.

Ai tha se nuk e dinë se çfarë mendon Prokuroria se është me rëndësi.

“Nuk na intereson asnjëri siç tha edhe gjykatësi Smith, duhet të mbarojmë, kemi të gjithë të njëjtin shqetësim, kohëzgjatje pafund. Besoj e dini sa e vështirë është për ne, të marrësh mijëra faqe, të na hedhësh ne, t’i shikojmë me kujdes dhe të shohësh se çka është ajo që Prokuroria do të paraqesë”, tha Kehoe.

Sipas tij, po flasin për një çështje që është dy herë e gjysmë më e madhe sesa rasti Mlladiq apo e Karaxhiq.

Edhe Emmerson tha se për Millosheviqin që akuzohej për krime në tri vende, u kërkuan 300 orë nga prokuroria, derisa për këtë rast kërkohen dyfishi i orëve për paraqitje të rastit.

“Në rastin e Millosheviq do të duheshin 20 vjet nëse do të vazhdohej më këtë logjikë”, deklaroi tutje ai.

Ndërkaq, Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krimet.

Prokuroria ka argumentuar se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi i vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor.

Prokuroria: Mbi 300 dëshmitarë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika