Një çift shqiptar nga Zvicra janë parë para Bibliotekës Kombëtare disa minuta para nisjes së marshit kundër formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ramiz Kryeziu është shprehur i bindur se studentët do të ndalojnë “planet që janë negative për Kosovën dhe do t’i tregojnë botës që nuk ndahen trojet shqipe”.
“Studentët gjithmonë kanë prirë, si për studentë, si për luftë. Tash shpresoj që i bëjnë do ndalesa e i ndalojnë do plane që janë negative për Kosovën. E me i tregu botës që nuk i ndajmë trojet shqiptare”, kështu është shprehur Ramiz Kryeziu.
Kryeziu së bashku me bashkëshorten e tij kanë ardhur për të protestuar kundër Asociacionit, në protestën që do të mbahet sot nga ora 16:00.
Tashmë rreth 30 minuta më herët ka nisur grumbullimi i studentëve dhe i qytetarëve të tjerë për protestën kundër Asociacionit. Studentët nga komuna të ndryshme pritet t’i bashkëngjiten protestës me fillim nga ora 16:00. Para Bibliotekës Kombëtare kanë filluar të vijnë edhe njësi të Policisë së Kosovës.