Surroi për Asociacionin: Nuk tejkalohet duke e injoruar

Veton Surroi, publicist

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas publicistit Veton Surroi, nuk duhet të injorohet nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin është antikushtetuese, por sipas tij, kjo nuk do të thotë se duhet të injorohet.

Surroi është i mendimit se Kosova duhet të ndërtojë alternativa të tjera.

“Ideja se ne themi se s’do merremi me Asociaocnin sepse është antikushtetues, dhe është fakti i tillë, nuk do të thotë se nuk duhet të merremi me të. Është kauzë juridike dhe politike dhe duhet ta mbrojmë duke ndërtuar alternativë për të”, ka thënë ai.

Ai u shpreh se marrëveshja për Asociacionin nuk është ndërkombëtare, për shkak se nuk është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë.

“Nga aspekti juridik kjo marrëveshje nuk është ndërkombëtare sepse gjykata kushtetuese e Serbisë ka thënë se kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare dhe kuvendi i Serbisë nuk e ka ratifikuar. Kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare sepse Kosova nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me veten, duhet me dikë tjetër”, ka thënë ai.

“Kuvendi i Kosovë s’e ka ratifikuar këtë marrëveshje si ndërkombëtare, rrjedhimisht e ka vendosur në epërsi ligjore ndaj ligjeve të Kosovës. Por, kjo marrëveshje po ta kalonte filtrin e konventës së traktateve ndërkombëtare të Vjenës të vitit 1969 në pikën 26 nuk do ta kalonte këtë, sepse traktatet duhet të jenë të ratifikuar në të dyja vendet”, ka vijuar ai.

Por, sipas tij, kjo nuk e amneston Kosovën nga përgjegjësia politike për shkak të votës së Kuvendit, i cili e miratoi si marrëveshje ndërkombëtare.

Ai tha se zgjidhje duhet të gjendet brenda kornizave të Kushtetutës së Kosovës.

Surroi u shpreh se marrëveshja për Asociacionin ishte e dizajnuar keq, dhe si e tillë, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika