“Bashkësia e komunave serbe si pushtet i tretë nuk mund të implementohet”.
Kështu ka thënë publicisti Veton Surroi në Debat Plus.
Ai e komentoi edhe deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vite më parë kishte thënë se Kosova nuk duhet ta themelojë asnjë lloj Asociacioni, as edhe sipas ligjeve të Kushtetutës së Kosovës.
Surroi tha se marrëveshja është votuar në Kuvend dhe se ka kapacitet implementues, kurse deklaratën e Konjufcës e cilësoi si projeksion politik.
“… Është votuar në Kuvend, ka kapacitet implementues, projeksionet politike janë projeksione politike dhe janë legjitime”, ka thënë ai.
Ai, tutje, tha se Kosova duhet t’u përmbahet të drejtave kushtetuese dhe juridike, të cilat, sipas tij, e lejojnë bashkëpunimin ndërkomunal të komunave me shumicë serbe.
Por, përsëriti se Kosova nuk duhet të lejojë themelimin e një bashkësie të komunave serbe si pushtet i tretë i pushtetit.