Abazi: Çadra e Gadafit ka shkatërruar parti politike, është instrumenti që votoi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se Çadra e Gadafit ka shkatërruar parti politike, ka bërë përçarje të deputetëve, ka qenë instrumenti i cili ka votuar edhe marrëveshjet e dëmshme për interesin e Kosovës, të cilat dikur kanë qenë kauza të VV-së për t’u ndaluar. "Çadra e Gadafit është nënshkruese e marrëveshjeve për demarkacionin dhe unë si deputet nuk mund të pranoj këtë ngufatje". E gjithë kjo duke asociuar në deputeten e VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës më 7 tetor 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka konfirmuar se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për stabilizim-asociim BE-Kosovë.

Ai ka thënë se nuk do ta japë kënaqësinë në asnjë moment që të bëhet target i askujt për dështimet epokale të dy viteve të fundit që i ka ngritur në alarm.

“Do të vazhdoj që me transparencë e në mënyrë direkte t’i shpreh qëndrimet e mia për atë që ndodh përbrenda jetës politike, parlamentare dhe institucionale në Kosovë. Çështja kryesore është këtu që Kurti mendon se do të hidhërohem shumë dhe do të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Vite pas marrjes së mandatit, Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria. Unë nuk jam votë kundër qeverisë Kurti dhe nuk do e bëj qeverinë Kurti viktimë për t’u larguar”, ka thënë ai.

Sipas tij, “opozita nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk mund të krahasohet me Grenell, asnjë interes të vetëm nuk e ka askush racional që të rrëzojë Qeverinë Kurti”.

“Këto janë: zgjedhjet lokale, dështimi i LVV në zgjedhjet lokale sidomos për shkak të kandidatëve të përzgjedhur, zgjedhjet e brendshme në VV, vrasja e plotë e demokracisë së brendshme, moslejimi i garimit të njerëzve të dëshmuar të VV, lënia jashtë e aktivistëve më të devotshëm dhe vendosja e çdo parametri të zgjedhjeve brenda pa asnjë debat demokratik”.

Ai shtoi se nga shkurti i vitit të kaluar ka depozituar kërkesën për formimin e komisionit hetimor për privatizim dhe është bllokuar nga Dejona Mihajli.

“Është dora, është masha e kontrollit i GP të VV duke mbivendosur mbi vullnetin e secilit deputet e cila vjen pa asnjë legjitimitet përbrenda vendimmarrjes. Zonja Mihajli nuk ka qenë pjesë e votimeve, pjesë e listës së deputeteve, por është një i kryesor që kontrollon dhe menaxhon me GP”.

Sipas tij, demokracia e Kosovës nuk mund të varet nga individë të autorizuar nga Kurti që ata të drejtojnë debatin dhe diskursin demokratik të vendit.

“Ky është shqetësim shumë i madh, sesa maja e iceberg-ut në urdhrin për shkarkimin tim. Kam pritur që reflektimi do të ndodhë pas zgjedhjeve lokale, nuk ka ndodhur është vazhduar me avazin e sabotimit të punës së komisionit dhe ndal informacionet, e gjithë kjo e zier përbrenda Çadrave të Gadafit. Këtë valle e kemi parë në të kaluarën, Çadra e Gadafit ka shkatërruar parti politike, ka bërë përçarje të deputetëve, ka qenë instrumenti i cili ka votuar edhe marrëveshjet e dëmshme për interesin e Kosovës, të cilat dikur kanë qenë kauza të VV për t’u ndaluar. Çadra e Gadafit është nënshkruese e marrëveshjeve për demarkacionin dhe unë si deputet nuk mund të pranoj këtë ngulfatje”.

Ai ka thënë se tensionimi i marrëdhënieve me SHBA-në është real, që vjen si rezultat i moskomunikimit, bredhjes kot me javë në SHBA dhe lënies pa kapacitetet e duhura të ambasadës sonë në Washington.

“Ku kam qenë më i zëshëm është dështimi në diplomaci, rrjedhimisht edhe pozicionimi i aleatëve strategjikë kundër formës së udhëhequr së dialogut dhe metodën me të cilën është vazhduar dialogu në 2 vitet e fundit, që është plotësisht i njëjtë me atë që është zhvilluar për 10 vjet”.

“Nuk është faji i SHBA-së, por yni, që nuk kemi bërë punën e duhur në informimin dhe pozicionimin e qartë të aleatit tonë strategjik, dhe e katërta është mungesa e plotë e reformave të premtuara përbrenda institucioneve, sidomos, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika