Një shtetas turk ka rënë pre e një grabitje në autostradën ”Ibrahim Rugova” në zonën e Malishevës. Atë e kanë ndaluar dy persona të shtirur si policë e i kanë vjedhur rreth 50 mijë euro në veturën e tij. Personat që kanë kryer këtë krim mbesin akoma të paidentifikuar.
Një shtetas turk që punon në Kosovë, ditën e mërkurë, u përball me diçka të çuditshme.
Si kjo patrullë normale e policisë, atij, në po të njëjtën autostradë, i dolën dy persona të shtirur si zyrtarë policorë.
Ai iu bind ”urdhërave” të hajdutëve, dhe u ndal në këtë vend, në autostradën Ibrahim Rugova, derisa po bënte rrugë për në Shqipëri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së mërkurës, ndërsa edhe dëmi që iu bë shtetasi turk ishte goxha i madh.
Në autostradën ”Ibrahim Rugova” një shtetas turk është ndaluar nga dy persona, dhe i janë marrë rreth 50 mijë euro nga dy persona të paidentifikuar, të cilët po dyshohet që janë shtirur si zyrtarë policorë.”
Përveç kësaj shume të majme të parave, I.Y-së iu grabitën edhe një telefon i tipit ”Iphone” dhe libreza e veturës.
Pas kësaj ngjarje, viktima i ishte drejtuar stacionit më të afërt policor, atij të Malishevës.
E Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për televizionin nga deklarata e tij.
”Viktima deklaron se tek të dyshuarit kishte vërejtur se mbanin armë në brezë, por që nuk i kishin nxierrë nga brezi. Pas kryerjes së grabitjes të dyshuarit me veturën e tyre janë larguar në drejtim të Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima, në këtë rast, është drejtor i poliklinikës “VatanMed” në Prishtinë.
Televizioni RTV Dukagjini ka vizituar poliklinikën në fjalë dhe aty nuk ka qenë i viktima e këtij rasti. Sipas kolegëve të tij, nuk kanë pasur kontakt me të për shkak se të njëjtit i është vjedhur telefoni.
Policia, ndër të tjerash, ka thënë se rasti vazhdon të jetë nën hetime.