Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, i cili i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.
Me Wood kryeministri ka diskutuar edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut. Kryeministri ka theksuar se Republika e Kosovës është konstruktive në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.
Kurti e ka falënderuar Wood për kontributin e tij në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti e ka njoftuar Wood për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forcimin e demokracisë.
Ndër të tjera, bëhet e ditur se Wood ishte i shoqëruar nga rektori i UP-së, Qerim Qerimi