Kurti pret në takim ekspertin britanik i cili i priu ekipit ligjor të Kosovës në GJND

Foto: Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, i cili i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar Wood për kontributin e tij, veçanërisht në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë.

“Opinioni këshilldhënës i GjND-së i vitit 2010 që konkludon se pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përbën një nga datat themelore të historisë së shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, teksa Kurti ka theksuar se është i kënaqur të takohet me Wood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë.

Ai ka diskutuar me Wood edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut, për të cilin kryeministri ka thënë se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë konstruktive dhe kreative në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika