Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Osmani ka pranuar letër urimi nga Biden, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, gjersa shënoni 15-vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, ka thënë presidenti Biden.
Biden tha se mirëpresin miratim e Kosovës të propozimit evropian.
“Ne mirëpresim miratimin tuaj të propozimit të BE-së për normalizimin, me qëllimin përfundimtar të njohjes reciproke, e cila do të ndihmonte në sigurimin e një të ardhmeje më të qetë dhe më prosperuese për popullin e Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Biden.