Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Osmani, me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Republikës Franceze, Macron, ku ky i fundit ka theksuar mbështetjen që ka Kosova nga Franca.
“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor […] Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka shkruar Macron.
Ndër të tjera, presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogarisë në përkrahjen e Francës.