Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Në letrën e urimit nga mbreti Chrales, thuhet se presin me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritet të fortë mes Kosovës dhe Mbretrësisë së Bashkuara.
“Dëshiroj t’i shpreh shkëlqesisë suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës, urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.